Shqipëria kualifikohet në finalen e “Eurovision 2018”

Shqipëria kualifikohet në finalen e “Eurovision 2018”

Lisbonë, 08 maj 2018 – Ka përfunduar nata e parë gjysmëfinale e festivalit “Eurovision 2018”, ku garuan 19 shtete, ndër to edhe Shqipëria, e cila rikthehet në këtë garë pas tre vjetësh.
Kënga “Mall”, e interpretuar nga Eugent Bushpepa, siguroi votat e duhura për tu kualifikuar në natën finale, e cila organizohet më 12 maj. Nga 19 shtete garuese, 10 prej tyre kanë arritur të kualifikohen për në finalen e madhe, ndër to edhe Shqipëria, e cila herën e fundit kishte garuar në finale në vitin 2015, me këngën “I’m Alive” , interpretuar nga Elhaida Dani, e cila u rendit në vendin e 17-të.