Hersi Matmuja përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovizion

hersi matmuja eurosongTiranë, 29 dhjetor 2013 – Hersi Matmuja do ta përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e radhës të festivalit evropian të këngës “Eurovizion”.
Ajo, me këngën “Zemërimi i një nate” u shpall fituese e edicionit të 52-të të festivalit në Radio Televizionin Shqiptar. “Ka qenë festivali i parë që unë e kam shijuar shumë këtë skenë dhe, përmes këngës, jam përpjekur të dhuroj atë që unë ndjej”, ka thënë Matmuja.
Çmimin e dytë të festivalit e ka fituar, Klodian Kaçani, me këngën “Me ty”. Ndërsa çmimin e tretë e fitoi, Saimir Braho, me këngën e titulluar “Grua”. Juria e festivalit përbëhej nga shtatë anëtarë; Agim Krajka, Aleksandër Lalo, Hajg Zaharian, Petrit Malaj, Xhevahir Spahiu, Eriona Rushiti dhe Bojken Lako.