Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, me autobus shkon në punë!

shpend ahmeti autobusiPrishtinë, 27 dhjetor 2013 – Kryetari i ri i Prishtinës, Shpend Ahmeti, duket se do ta mbaj premtimin që dha gjatë fushatës, se në punë do të shkojë me autobus, si qytetar i rëndom.
Ai është parë sot duke udhëtuar me autobusin e Trafikut Urban, në ditën e parë të punës, si kryetar i Prishtinës.
Ahmeti dje dha betimin, duke marrë kështu edhe zyrtarisht postin e të parit të Prishtinës. Ai tha se po betohet, jo vetëm para këshilltarëve komunalë, por edhe para qytetarëve.
Gjatë betimit, ai u zotua për realizimin urgjent të projekteve prioritare, ndërkohë që gjatë këtij mandati, tha se do t’i realizoj të gjitha premtimet e dhëna gjatë fushatës.

Leave a Reply