Ramadan Muja pezullon postin e tij, si kryetar i Prizrenit!

muja pezullon postinPrizren, 18 mars 2014 – Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, ka pezulluar postin e tij, një ditë para protestave të paralajmëruara, ku protestuesit morën mbështetjen e gjithë spektrit politik opozitar në këtë qytet. Lajmin e ka konfirmuar këshilltari i Mujës, Samir Hoxha, i cili një ditë më herët u deklaruar se Muja nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje, përderisa vendimi i gjykatës nuk e merr formën e prerë. “Duke i respektuar vendimet e institucioneve, integritetin dhe dinjitetin tim si kryetar dhe si qytetar i përgjegjshëm, por i bindur në pafajësinë time, kam vendosur që ta pezulloj aktivitetin tim si kryetar komune, përderisa Gjykata e Apelit të japë vendimin e saj, lidhur me ankesën time ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prizren. Me këtë veprim, dëshiroj t’i jap mundësi organeve të drejtësisë, që ta shqyrtojnë çështjen në mënyrë të pavarur, fer dhe profesionale”, thuhet mes tjerash në vendimin e kryetarit Muja, ku kërkon mirëkuptim nga qytetarët që e votuan dhe që ende e përkrahin në këtë periudhë të vështirë për të.

Leave a Reply