Austria fiton Eurovisionin 2014 – Shqipëria mungoi në finale!

eurovizion conchita wurstKopenhagë, 11 maj 2014 – Kënga që përfaqësoi Austrinë është fituese e festivalit të këngës në Eurovision për vitin 2014. Këngëtarja transeksuale, Conchita Wurst, ka fituar bindshëm, me 290 vota, me këngën “Rise Like A Phoenix”. Pozita e dytë i takoi Holandës, me 238 pikë, ndërsa pozitën e tretë e zuri Suedia, me 218 pikë.
Pjesëmarrja e Conchita Wurst (emri i mëparshëm Thomas Neuwirth) në Eurovision, ka krijuar polemika të shumta. Shtetet e Evropës Lindore si Rusia, Armenia dhe Bjellorusia, kanë qenë kundër paraqitjes së kësaj këngëtareje në skenë, me arsyetimin e mbrojtjes së vlerave familjare. Mirëpo, pjesa tjetër e Evropës e ka vlerësuar, si diçka krejtësisht të drejtë paraqitjen e Conchitas.
Në mbrëmjen finale të këtij edicioni, në Kopenhagë, mungoi Shqipëria, pasi këngëtarja Hersi Matmuja, me këngën e saj “One Night’s Anger”, nuk arriti ta kalojë gjysmëfinalen.