Prezantohet Samsung Galaxy S5 – Mund ta keni që tani!

samsung alaxy s5Seul, 18 mars 2014 – Pritjet e gjata kanë mbaruar tashmë. Versioni më i ri i Samsung Galaxy, është nxjerrë zyrtarisht në treg, si një nga smartfonat më të mirë. Adhuruesit e këtij lloj telefoni kanë qenë duke menduar dhe debatuar shumë për modelin e ri dhe secili priste me padurim për ta pasur atë në duar, me një ofertë shumë tërheqëse. Sigurisht, ka pasur dhe shumë thashetheme rreth e rrotull, përpara se të nxirrej në treg Samsung Galaxy S5. Disa e quajnë konkurrentin më të madh të Apple, ndërsa disa të tjerë e krahasojnë me pajisjen e fundit, HTC One M8.

Ja disa nga detajet e Samsung Galaxy S5:

1. Mund të përdoret si telekomandë.
2. Ekrani i tij është më i gjatë se versioni S4.
3. Ka shumëllojshmëri ngjyrash që mund të përzgjidhen sipas shijes.
4. Ekrani është më i ndjeshëm nga prekja.
5. Rezistues ndaj ujit, mund të qëndroj 30 minuta, në thellësinë 1 metër.
6. Energjia në bateri zgjatë më shumë kohë.
7. Ka një skaner për shenjën e gishtit.