Kompania “Samsung” krijon kamerë, enkas për “selfie”!

samsung_camera_selfieSeul, 24 mars 2014 – Kompania “Samsung” ka projektuar një kamerë, për t’i plotësuar dëshirat e atyre që kanë mani fotografitë “Selfie”. Me këtë investim, Samsung do t’ua bëjë më të lehtë simpatizuesve të këtij stili fotografish nxjerrjen e fotografive në stilin “selfie”.
Kamera e aparatit nga kjo firmë koreane, është tejet e hollë, me një ekran 3-inç, i cili rrotullohet dhe mundëson gjetjen e këndeve më të përsosura për t’i bërë foto vetvetes. Kamera ka një senzor prej 20 megapikselësh dhe është e përshtatshme edhe për videoxhirime, në formatin HD.

Leave a Reply