Dega e LDD-së, kalon te Ramushi – Në AAK e shohin progresin!

ldd aak prizrenPrizren, 23 mars 2014 – Pas marrjes së postit të kryetarit të Degës së AAK-së në Prizren, nga ana e Lulzim Kabashit, ish-kryetar i Degës së LDD-së dhe zyrtar i lartë i kësaj partie, të gjitha strukturat e LDD-së në Prizren kanë kaluar në AAK, raporton Gazeta e Prizrenit, duke saktësuar se vendimi është marrë dje në Kryesinë e LDD-së në Prizren. “Vendimi është marrë me unanimitet të plotë, që të gjitha strukturat e Lidhjes Demokratike të Dardanisë të kalojnë në AAK”, kanë bërë të ditur burime zyrtare, brenda këtij subjekti politik. Ndryshe, dega e LDD-së në Prizren ka qenë njëra nga degët më të fuqishme të këtij subjekti politik, por në zgjedhjet e fundit lokale, ku kreu i saj nuk arriti të fitoj postin e kryetarit të Prizrenit, duket se gjithçka ka marrë drejtim tjetër në këtë subjekt.

KËRKO FJALËT