Porosit Samsung Galaxy S6, merr sardele!

greg cundill samsung sardeleHoniton, 19 janar 2016 – Një qytetar nga Honitoni i Britanisë së madhe kishte porositur një telefon të markës Samsung Galaxy S6, por kur e hap kutinë, gjen një sfungjer për larjen e enëve dhe një konservë peshku.
Greg Cundill, thotë se me gëzim po priste të shikonte telefonin e ri që kishte porositur, por ka mbetur gojëhapur kur e kishte hapur kutinë dhe në të kishte gjetur një konservë peshku. “Nuk dija çfarë të thosha, kur e hapa kutinë”, ka rrëfyer 23-vjeçari, Greg, duke ironizuar me “mallin” që kishte pranuar.
“Mua as që më pëlqejnë sardelet. Po atë sfungjerin, nuk e di se përse e kanë vendosur aty”, ka thënë Greg. Ndërkohë, kompania që kishte bërë transportin po heton rastin, raporton portali – METRO.