Shqetësuese: Një milion e gjysmë fëmijë, përdorin internet!


femijet telefonat internetiVjenë, 23 nëntor 2014 – Numri i fëmijëve gjermanë, nga 6 – 13 vjeç, të cilët zotërojnë një telefon të mençur, pothujse është dyfishuar brenda një viti. Siç raporton bashkëpunëtori jonë në Vjenë, Miran Emini, i cili iu referohet mediave atje, fëmijët gjermanë po e përdorin gjithnjë e më shumë internetin, përmes telefonave të mençur, madje edhe brenda çerdheve.
Përhapja e të ashtuquajturve telefona të mençur në duart e fëmijëve, raportohet të ketë mbërritur në duart e rreth 1.5 milionë fëmijëve gjermanë, pothuajse dy herë më shumë se një vit më parë. Kjo statistikë është nxjerrë nga analizat e konsumatorëve që përdorin rrjetin mobil, për të pasur qasje në internet. Sipas këtyre analizave, një nga katër fëmijë të moshës 6 deri 13 vjeç shfrytëzon lidhjen telefonike, për të pasur qasje në internet.
Raportohet se ky fakt po i shqetëson prindërit, të cilët janë shprehur se po i shqetëson fakti se fëmijët e tyre mund të jenë të ekspozuar nga ndonjë rrezik që mund t’iu vijë nga interneti.


 

Leave a Reply