Nga një shtatori mund të nisë aplikimi për shtesat e fëmijëve!

Nga një shtatori mund të nisë aplikimi për shtesat e fëmijëve!

Prishtinë, 10 shtator 2021 – Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka treguar në detaje se si do të bëhen pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijë. “Pagesat që do të realizohen në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike bëhen në llogarinë bankare të gruas dhe me automatizën përfitues direkt janë gratë, të cilat më pas do të diktojnë mënyrën e shpenzimit të këtyre mjeteve. Kemi thënë që shtesat për fëmijët 0-24 muaj do të jenë 20 euro në muaj, derisa për ata mbi 24 muaj deri në moshën 16-vjeçare do të jenë 10 euro në muaj”, ka thënë Murati, duke shtuar se aplikimi për fëmijët mund të nisë nga 1 shtatori i këtij viti.