Kompania “Meka” certifikohet me standardet “HACCAP”

certifikata meka dragashDragash, 18 prill 2014 – Kompania për përpunimin e mishit “Meka”, në Plavë të Dragashit, është certifikuar me standardet “HACCAP”, si përpunues i mishit. Ky është standardi më modern për sigurinë e ushqimit, i cili barazon produktet e kësaj kompanie me ato që prodhohen në Bashkimin Evropian.
Pronari i kompanisë, Burim Piraj, ka deklaruar se, synimi i tyre përherë ka qenë arritja e standardeve evropiane. “Tani, ne mund t’i sigurojmë konsumatorët tanë, se ata konsumojnë produkte të shëndosha, në përputhje me kërkesat evropiane”, ka thënë Piraj, sipas të cilit, Kosova tanimë është në rrugë të mbarë që të arrijë hapin e vendeve të tjera të zhvilluara, e që do të ndikojë në hapjen e vendeve të reja të punës. “Ngritja e fabrikave në një nivel të tillë ka domethënie, jo vetëm për kompaninë tonë, por edhe për mbarë shoqërinë e Kosovës”, ka deklaruar Piraj.