Meka dhe Arxhena, hotelet që po sjellin turistë në Dragash (Video)

Meka dhe Arxhena, hotelet që po sjellin turistë në Dragash (Video)

Dragash, 15 janar 2014 – Në një bashkëbisedim të zhvilluar sot, midis Radio Dukagjinit dhe Radio SHARRI-t, në kuadër të programit të mëngjesit, është diskutuar në lidhje me gjendjen aktuale në Dragash, me theks të veçantë për zhvillimin e turizmit dimëror në këtë komunë të skajshme të Kosovës.
Në këtë urë radiofonike, e cila u transmetua në valët e dy radiove përkatëse, janë ftuar të gjithë dashamirët e sporteve dimërore që ta vizitojnë Dragashin, duke iu rekomanduar dy hotelet, të cilët ofrojnë të gjitha kushtet që kërkohen nga një turist. Për të qëndruar në Dragash, dëgjuesve iu është rekomanduar hoteli “MEKA”, i cili ndodhet në qendër të Dragashit, si dhe Qendra Rekreative – Sportive “ARXHENA”, që ndodhet në fshatin Brod të trevës së Gorës, ku një dashamiri të turizmit dimëror i ofrohen të gjitha kushtet për të kaluar këndshëm.


Leave a Reply