Në Dragash u shfaq dokumentari vetëdijësues kundër dhunës ndaj femrës


shfaqja shtate dragashDragash, 02 dhjetor 2014 – Në kuadër të aktiviteteve 16 ditore për aktivizimin e shoqërisë kundër dhunës ndaj femrave, i përkrahur nga OSBE-ja në Kosovë, ambasada suedeze dhe Komuna e Dragashit, të hënën në Dragash u shfaq dokumentari “Shtatë”, i cili është krijuar në viti 2007, me përkrahjen e OJQ-së ndërkombëtare “Vital Voices Global Partnership”, bazuar në intervistat e zhvilluara me shtatë gra nga e gjithë bota, të cilat sot janë aktiviste për të drejtat e njeriut.
Me qëllim promovimin e të drejtave të grave anembanë botës, shfaqja është prezantuar tashmë anembanë botës. Në Dragash ajo u prezantua nga deputetja – Dude Bale, gazetarët – Nadire Thaçi dhe Refik Kasi, ish-nënkryetari i Komunës së Prizrenit – Ruzhdi Rexha, si dhe aktorët – Deniz Dadale, Nexhip Menekshe dhe Xhevdet Doda.