Në Gorë po vazhdon arsimi paralel i Serbisë (Video)

shkolla mlike goraDragash, 30 nëntor 2014 – Pavarësisht që jetojnë në Republikën e Kosovës, një pjesë e komunitetit nga treva e Gorës së Dragashit, nuk e përfillin sistemin arsimor të vendit tonë. Ata vazhdojnë edhe këtë vit zbatimin e Plan-programit arsimor të Serbisë.
Një kronikë e realizuar nga RTK, konstaton se Beogradi po i shpërblen arsimtarët goranë për këtë punë, me paga të majme.
“Mësuesit e shkollave paralele serbe në këtë trevë, marrin nga 800 deri në 900 euro paga nga Beogradi”, thuhet në kronikën që kanë realizuar kolegët e RTK-së në komunën e Dragashit.

Kliko këtu për VIDEO

Leave a Reply