Duda Bale respekton Shqipërinë dhe shqiptarët!


duda balje deputetePrizren, 02 shtator 2014 – Deputetja e Kosovës, Duda Bale, në shenj respekti për vendin e shqiponjave, është shfaqur publikisht, duke e formuar me duart e saja shkabën.
Në një prononcim për Radio SHARRI-n, deputetja me përkatësi boshnjake ka thënë se këtë veprim e ka bërë për të shprehur mirënjohje për Shqipërinë dhe shqiptarët, pasi ajo kishte kaluar pushime të mrekullueshme në qytetin e Sarandës. Madje, ajo thotë se pushimet që i kaloi sivjet në Shqipëri, ishin ndër pushimet më të këndshme që ka bërë ndonjëherë.