MPJ e Kosovës: “Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet nga sulmet e Hamasit”

MPJ e Kosovës: “Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet nga sulmet e Hamasit”

Prishtinë, 16 maj 2021 – Derisa shtete të ndryshme kanë kritikuar Izraelin për konfliktin me palestinezët, nga Ministria e Punëve të Jashtme, ndonëse pritej prej shumë kohësh, tek sot kanë dalë me një deklaratë të shkurtër, përmes së cilës i dilet në Izraelit. Nga kjo ministri, përmes një postimi në Twitter kanë thënë se, si çdo shtet edhe Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin për ta mbrojtur popullin e tij kundër 2 mijë raketave të hedhura nga Hamasi mbi popullatën civile. “Si çdo shtet, Izraeli ka të drejtën dhe obligimin për ta mbrojtur popullin e tij kundër 2000 raketave që qëlluan mbi civilët, vetëm nga Hamasi, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij. Ne vajtojmë të gjitha viktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, të ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore”, thuhet në shkrimin e kësaj ministrie.