Askush nuk i ka dëmtuar varrezat katolike në Romajë!

reagimi beqaj romajeRomajë, 03 janar 2016 – Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër dëmtimin e varrezave katolike në fshatin Romajë të Hasit, duke e quajtur këtë akt, të ulët dhe kriminal. “Përkundër përpjekjeve të izoluara, aktet e tilla nuk do të arrijnë të cenojnë në asnjë mënyrë raportet vëllazërore dhe tolerancën ndërmjet qytetarëve të besimeve të ndryshme fetare në Republikën e Kosovës. Populli i Kosovës është shembull i harmonisë së mirëfilltë ndërmjet komuniteteve fetare, vlera këto të trashëguara brez pas brezi në vendin tonë”, thuhet mes tjerash në reagimin e Qeverisë. Ngjarjen e kanë dënuar edhe kryetarja e shtetit, Atifete Jahjaga, si dhe liderët kryesorë politikë në Kosovë.
Pas kësaj, kanë reaguar banorët e këtij fshati, duke thënë se varrezat mund të jenë dëmtuar nga era e fuqishme, por që politikanët, me deklaratat e tyre, të cilat janë transmetuar edhe përmes portaleve të ndryshme, i kanë dhënë kahe të gabuar kësaj ngjarje, duke mbjellë urrejtje ndërfetare tek banorët e kësaj zone. Kryesia e këtij fshati, ka kërkuar nga politikanët të kenë kujdes në deklarata rreth kësaj ngjarjeje. Nëpërmjet një reagimi publik, kryesia e këtij fshati mendon se varrezat mund të jen dëmtuar nga stuhia e fortë, sikurse që kishte ndodhur edhe me varrezat e myslimanëve.

Leave a Reply