Kryeziu: Ja çka mbetet pas garës së pehlivanëve!

berlloku mbeturinat pisllekuDragash, 10 gusht 2015 – Me 19 korrik 2015 u mbajtën garat e pehlivanëve në Dragash, por pas kësaj gare askush nuk është kujdesur për t’i pastruar mbeturinat që mbetën pas. Kjo ka bërë që, pas afro një muaji, kryetari i LDK-së në Dragash, Selim Kryeziu, ta vizitojë stadiumin e qytetit, nga ku ka sjellë fotografi për ta dëshmuar se sa ndotet ambienti në këtë pjesë të bukur të Dragashit. “Ju lutemi, pastrojini këto mbeturina që latë pas organizimit të garës, se është turp”, ka apeluar Kryeziu, duke e kontaktuar edhe redaksinë tonë, për ta shpërndarë apelin e tij. “Nk kemi gjë kundër organizimit të këtyre garave, të cilat na i solli për herë të parë pas luftës kryetari jonë i ndjerë, Ibrahim Rugova. Por, problemi qëndron tek qeveria lokale, e cila nuk po merr masa për pastrimin e kësaj hapësire, e cila është një vend tejet joshës për banorët e kësaj ane”, tha Kryeziu për Radio Sharrin, duke kërkuar intervenim të menjëhershëm për pastrimin e kësaj hapësire.