Të nderuar dëgjues, lexues dhe ju bashkëpunëtorë…

gezuar viti i ri 2016• Duke ju përcjellë urimet më të përzemërta, me rastin e ndërrimit të moteve, duke shpresuar se viti 2016 do të jetë shumë më i mbarë se sa viti që po lëmë pas, duam të ju falënderojmë të gjithë ju që, sadopak keni kontribuar për mbarëvajtjen e punës sonë, duke e kuptuar se misioni ynë është vizion dhe qëllim i përbashkët për të gjithë.
Vlerësimi ynë është se, gjatë vitit që po e lëmë pas, kemi punuar, aq sa kemi mundur dhe aq sa kemi ditur, duke pasur parasysh kapacitetet tona dhe lokacionin se ku veprojmë dhe duke qenë të vetëdijshëm se ka shumë hapësirë për të dëshiruar. Megjithatë, mund të konstatojmë se viti 2015 ka qenë i suksesshëm dhe progresiv, ndërkohë që viti 2016, shpresojmë se do të nisë edhe më mirë për ju dhe për ne.
Edhe gjatë vitit 2016, ne do t’ju sjellim valët tona, aty ku jeni Ju… në secilin cep të globit! Përmes internetit, me cilësi të lartë do t’ju përkëdhelin valët tona, sa herë që ju do ta dëshironi këtë përkëdhelje! Zaten, është obligim moral për ne që Radio SHARRI të bëhet urë lidhëse midis mërgatës dhe familjarëve në vendlindjet e tyre. Mendojmë se këtij qëllimi ia kemi dalë mbarë gjatë vitit 2015. Ne na mbetet barrë, që këtë projekt ta ruajmë, ta kultivojmë dhe t’ia dimë vlerën. Ndryshe, po se kultivuam, do të shuhet!
Për fund, duke ju uruar këtë vit të Ri, e që shpresojmë se do të jetë më i begatshëm, ju dëshirojmë edhe Ju realizimin e ëndrrave tuaja, me porosinë: Ta çmojmë Radion tonë!

• Për shumë mot… shëndeti dhe paqja mbretërofshin në gjirin tuaj familjar, miqësor dhe shoqëror…

Gëzuar!

Leave a Reply