Palestina kërcënon se do të lobojë për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës!

Palestina kërcënon se do të lobojë për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës!

Beograd, 17 mars 2021 – Ambasadori i Palestinës në Beograd, Mohamed Nabhan, ka kritikuar ashpër Kosovën, pas hapjes sw ambasadës në Jerusalem, duke thwnw se “Kosova qw ende nuk është shtet”, ka filluar shkeljen e ligjit ndërkombëtar në dëm të popujve të tjerë, jo vetëm në Ballkan por edhe në Lindjen e Mesme. Ai ka kërcënuar se kjo qasje nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. “Është sulm ndaj të drejtave tona dhe njerëzve tanë. Kosova kështu po i shkel të drejtat e popullit palestinez për shtetin dhe kryeqytetin e saj. Prishtina po shkel po ashtu të drejtën ndërkombëtare sepse Jerusalemi është okupuar nga Izraeli që nga viti 1967 dhe, që një vend të bëhet anëtar i organizatave ndërkombëtare dhe Kombeve të Bashkuara, duhet t’i përmbahet të drejtës ndërkombëtare”, ka thënë mes tjerash Nebhan, duke paralajmëruar se do të ndërmarrin hapa që nuk do t’i pëlqejnë Kosovës. “Sigurisht se unë jam në konsultim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Palestinës dhe, duke filluar nga sot, ne do të ndërmarrim hapa që nuk do t’i pëlqejnë Kosovës, në nivelin e Ligës Arabe dhe Bashkëpunimit Islamik. Kosova nuk është anëtare e asnjërës prej këtyre organizatave por shumë prej tyre e kanë pranuar të ashtuquajturën Kosovë. Do të kërkojmë nga ato vende që ta shqyrtojnë vendimin e tyre për njohjen e Kosovës si shtet”, tha Nebhan, transmeton – KosovoOnline.