Thaçi dhe Kuçi mbjellin fidanë, për nderë të Ditës së Pyjeve!

hashim thaci fidaneKlinë, 21 mars 2014 – Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar edhe nga zëvendësi i tij, Hajredin Kuçi, sot kanë qëndruar në Klinë, ku së bashku me vullnetarë të rinj nga ky qytet, kanë mbjellë fidanë. “Nëpërmjet këtij veprimi, kemi dashur të përcjellim tek të gjithë mesazhin e nevojës për ta mbrojtur mjedisin në përgjithësi dhe pyjet në veçanti.
Duke e mbajtur natyrën tonë të pastër dhe të bukur, ne kujdesemi për shëndetin e qytetarëve dhe garantojmë zhvillimin e turizmit në Kosovë”, është shprehur Thaçi në profilin e tij në Facebook.

Leave a Reply