Elhaida Dani shkëlqeu në tapetin e kuq në Vjenë

eurovision elhaida daniVjenë, 18 maj 2015 – Përfaqësuesja shqiptare e këtij viti në “Eurovizion”, Elhaida Dani, ka parakaluar dje mbi tapetin e kuq, i cili ishte shtruar në Vjenë me rastin e ceremonisë së hapjes së festivalit “Eurovizion 2015”.
Këngëtarja shkodrane u shfaq me një fustan madhështor, ngjyrë të verdhë e të punuar nga stilisti, Valdrin Sahiti, duke marrë komplimente nga moderatorët.
Nata e parë e “Eurovizionit”, ku edhe do të paraqitet këngëtarja jonë, është më 23 maj.

Leave a Reply