Në fshatin Bresanë zhduket një grua!

Në fshatin Bresanë zhduket një grua!

Dragash, 19 mars 2024 – Policia ka njoftuar sot për një grua të zhdukur në fshatin Bresanë të Dragashit, për të cilën thotë se ka probleme shëndetësore. “Është raportuar nga i biri se nëna e tij ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet gjë për vendndodhjen e saj”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.
Mbrëmë vonë ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, duke apeluar tek banorët që të dalin në kërkim të kësaj gruaje 72-vjeçare. “Te dashur bashkëvendës të fshatit Bresanë dhe fshatrave përreth. Një grua e moshuar ka humbur dhe, deri më tani nuk është gjendur. Apeloj tek të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të dalin në kërkim të saj. Edhe pse është natë dhe Ramazan, është më se njerëzore që t’i ndihmojmë familjes së Sejdi Reshitit”, thuhet mes tjerash në apelin e kryetarit Xheladini.
Një apel i tillë tashme është bërë publik edhe në rrjetet sociale, ku saktësohet se gruaja në fjalë është zhdukur rreth orës 02:30 të së hënës. Ajo është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur dhe pa lënë asnjë gjurmë. E zhdukura është me probleme shëndetësore dhe, sipas familjarëve, është larguar këmbëzbathur. “Gruaja e zhdukur është bashkëshortja e Sejdi Reshitit, nga lagjja “Duraj” e fshatit Bresanë. Nuk përjashtohet mundësia që të ketë hyrë në ndonjë bodrum të ndonjë shtëpie në afërsi. Andaj, luteni që të kontrolloni nëpër shtëpi ose dikush që posedon kamera t’i kontrollojë ato brenda kësaj kohe. Për çdo informatë luteni të telefononi në numrin: 044606566 – Daut Reshiti”, thuhet në apel.