Vjen “Ëndrra e gruas” nga Kumrie Mustafa e Besim Krasniqi!

Vjen “Ëndrra e gruas” nga Kumrie Mustafa e Besim Krasniqi!

Prizren, 17 dhjetor 2015 – Pasi u vlerësua i suksesshëm hiti “Dashurinë dhuroma”, bashkëshortët fatlumë, Kumrie Mustafa dhe Besim Krasniqi, tashmë kanë nxjerrë edhe një hit, paksa më ritmik, për të cilin parashikimet janë se do të ketë shumë sukses. Bëhet fjalë për këngën “Ëndrra e gruas”, e cila këtë javë është Lansuar në Youtube dhe aktualisht ka marrë mbi dhjetë mijë klikime.
Kumrie Mustafa dhe Besim Krasniqi janë bashkëshortë dhe premtojnë se nuk do të ndalen me kaq. Kumria është njëra prej motrave Mustafa, këngëtare këto shumë të njohura në skenën tonë muzikore. Thotë se i gëzohet fatit që ka një familje mjaft të shëndoshë, e cila përbëhet nga 4 fëmijë, dy djem dhe dy vajza. “Djali i madh, Arditi, është në shkollën e mesme juridike në Prizren ndërsa vajza, Leonita, është në shkollën e mesme të Muzikës. Vajza tjetër, Rinesa, është në shkollën fillore ndërsa djali më i vogël, Artini, është vetëm 3 vjeç. Pothuajse të gjithë kanë talent në muzikë, por vajza e madhe ka një talent të veçantë, e cila shumë shpejt do të realizojë një këngë”, sqaron Kumrie Mustafa.