“Kulmi i xhelozisë” – Këngë që duhet ta dëgjojnë çiftet (VIDEO)

“Kulmi i xhelozisë” – Këngë që duhet ta dëgjojnë çiftet (VIDEO)

Prizren, 21 nëntor 2016 – Xhelozia, një dukuri kjo e cila e prek secilin prej nesh, pasi vendosim që jetën tonë ta ndajmë me dikë tjetër. Është normale që mes çiftesh duhet të ekzistojë edhe pak xhelozi, por gjithçka duhet të ishte në një masë të caktuar. Kjo temë, duket se e ka prekur edhe tekstshkruesin e këngës “Kulmi i xhelozisë”, Kreshnik Avdiun, këngë të cilën nuk mund ta interpretonte njeri, më bukur se sa çifti i mirënjohur i muzikës sonë popullore, Kumrie Mustafa dhe Besim Krasniqi.
Në këtë këngë provokohen paksa çiftet, të cilat, nga xhelozia mes tyre, duan ta mbajnë njeri-tjetrin afër dhe, saherë që nuk e kanë partnerin afër, ngulfaten nga xhelozia. Përmes kësaj kënge, këngëtarët iu dërgojnë porosi çifteve të tilla, se njeriu ka nevojë edhe për shoqëri, edhe për liri e pavarësi në aktivitetet e tyre dhe, assesi nuk është e shëndetshme qëndrimi pranë njëri-tjetrin, ditë e natë.

Leave a Reply