Shqiptari e mbyt me thikë dashnoren e tij greke!

policia grekePatra, 30 nëntor 2013 – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premten, në Patra të Greqisë, ku një shqiptar, 33 vjeç, e ka vrarë me thikë një femër dhe më pas i është dorëzuar policisë, të cilës i ka rrëfyer gjithë ngjarjen, por që ende nuk janë dhënë detajet e saj.
Rreth orës 9:00 të mëngjesit të së premtes, me duar të përgjakura dhe me thikë në dorë, shqiptari shkoi në polici, duke pohuar se e ka vrarë të dashurën e vet, e cila ishte nënë e një fëmije 10 vjeçar, të cilin e kishte nga martesa me ish-burrin e saj. Hetimet e para tregojnë se, para se të ndodhte vrasja, dy protagonistët janë përleshur, derisa nuk vijnë tek momenti, kur femra nuk kishte mundur të rezistonte. Ajo kishte vdekur nga plagët e marra në gjoks dhe në shpinë, transmetojnë mediat greke. Sipas rrëfimit të shqiptarit, ai kishte pasur lidhje intime me 43-vjeçaren, vitin e kaluar, ndërkohë që kishte punuar në shtëpinë dhe në restorantin e saj, teksa ishte e martuar. Nga ana tjetër, të afërmit e 43 vjeçares, mohojnë që viktima dhe autori i krimit të kenë pasur marrëdhënie intime, përpos asaj punëdhënës-punëmarrës. Megjithatë, policia po e heton ngjarjen, e cila i ka tronditur banorët e qytetit të Patras.