Mbahet sesioni informues për mbrojtjen nga dezinformatat!

Mbahet sesioni informues për mbrojtjen nga dezinformatat!

Prizren, 10 shkurt 2024 – Përfaqësues nga mediat lokale, shoqëria civile dhe aktivistë të tjerë morën pjesë në sesionin informues, i cili u organizua në Prizren, ku u diskutua për ndikimin e dezinformimit dhe formave të tjera të çrregullimit informativ.
Gjatë këtij trajnimi, në kuadër të projektit “Countering Disinformation Narratives Through Innovation and Experiential Learning”, të cilin e organizuan ADS dhe Hibrid.info, pjesëmarrësit patën mundësi që t’i shohin edhe në praktikë mekanizmat për dekonstruktimin dhe identifikimin e shembujve konkretë të dezinformimit në portale të ndryshme, të cilat janë publikuar më parë.
Në këtë sesion mori pjesë edhe drejtori ynë, Beqir Beqaj, i cili përcolli në panel shembuj të shumtë kur jemi ballafaquar edhe ne me dezinformata apo edhe me tentim të kamuflimit të propagandave për t’i botuar si lajm. “Pavarësisht kapaciteteve minimale që kemi si staf, ne i kemi shtuar filtrat maksimalisht, në mënyrë që të tilla dezinformata dhe tendenca për ta kamufluar një propagandë si lajm, të mos publikohen”, ka thënë Beqaj, duke i motivuar edhe gazetarët tjerë të pranishëm që, më shumë të përqendrohen në krijimin e besimit tek publiku dhe jo të “luftojnë” për klikime.