Aksident i çuditshëm në Prizren – Lëndohen disa persona (Foto)

aksident prizren kamioniPrizren, 15 dhjetor 2014 – Rreth orës 15:00, në dalje të Prizrenit, rrugës për Suharekë, ka ndodhur një aksident i shumëfishtë, ku janë përfshirë dy automjete udhëtarësh dhe një kamion.
Askush nuk e kuptonte se si ka ardhur deri tek ky aksident, në të cilin janë lënduar disa persona, por ajo që dukej në vendngjarje, gjithçka ka ndodhur nga pakujdesia e drejtuesve të automjeteve, si dhe faktor tjetër duket se ka qenë edhe shpejtësia e madhe në këtë vend.
Ajo që ka parë fotoreporteri jonë, duket se kamioni me forcë të madhe e ka goditur nga prapa një automjet udhëtarësh dhe pas kësaj, një automjet tjetër e ka goditur kamionin nga pas. Policia kanë dalë në vendngjarje dhe i ka bërë matjet, nga të cilat do të kuptohet se si ka ardhur deri tek ky aksident.

Leave a Reply