Në Restelicë aksidentohet një fëmijë – Shoferi ikën!

aksident trafiku prizrenDragash, 15 gusht 2015 – Në fshatin Restelicë të Dragashit, një fëmijë i kombësisë gorane është goditur dje nga një automjet me targa vendore. Pas incidentit, drejtuesi i mjetit ka ikur nga vendi i ngjarjes, raportoi sot policia. “Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Ndërkaq, policia po e heton rastin”, thuhet në komunikatën e policisë.