Aksident fatal në Zaplluxhe – Humb jetën një fëmijë!

Aksident fatal në Zaplluxhe – Humb jetën një fëmijë!

Dragash, 06 qershor 2017 – Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot, rreth orës 11:45 minuta, në fshatin Zaplluxhe të Dragashit, ku në një aksident trafiku ka mbetur e vdekur një fëmijë.
Sipas hetuesve të Trafikut Rajonal nga Prizreni, në prani edhe të prokurorit të shtetit, mësohet se se gjatë lëvizjes mbrapa me kamion, shoferi ka qenë i pakujdesshëm dhe e ka shkelur një fëmijë, rreth 15 muajsh, që po lëvizte në rrugë, në përcjellje të një fëmije tjetër. “Mjeku i shtëpisë së shëndetit e ka konstatuar vdekjen, ndërsa trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Ndërkohë, drejtuesi i kamionit është arrestuar dhe po mbahet në polici”, thuhet në njoftimin e parë të policisë rajonale në Prizren.