Dragashi, komuna me daljen më të ulët në zgjedhje!

Dragashi, komuna me daljen më të ulët në zgjedhje!

Prishtinë, 11 qershor 2017 – Bazuar në të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri në orën 16:00 kanë votuar rreth 28 për qind e qytetarëve të Kosovës.
Komunat me përqindjen më të lartë të daljes në zgjedhje janë ato të banuara me serbë, ndërsa komuna me përqindjen më të ulët mbetet Dragashi, me 19 përqind.
Sipas KQZ-së, komuna e Shtërpcës prinë me numrin më të madh të votueseve, deri në 45 përqind. Komuna e Zubin Potokut është e dyta me 43 përqind, e pasuar nga Ranillugu, me rreth 39 përqind dhe komuna e Parteshit, me 38 për qind.

Leave a Reply