Erdogan i përgjigjet BE-së: “Shikoi punët tua”!

recep tayip erdoganAnkara, 15 dhjetor 2014 – Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në përgjigjen që iu ka dhënë kritikave të BE-së rreth bastisjeve të fundit që kanë bërë autoritetet turke në disa media, të njohura si mbështetëse të klerikut, Fethulah Gulen, ka thënë se kjo është cështje e autoriteteve turke dhe se BE-ja duhet t’i shikoj punët e veta.
“Bashkimi Evropian t’i shikojë punët e veta dhe mendimet që ka, t’i mbajë për vete”, ka komentuar Erdogan kritikat e zyrtarëve evropianë, duke mohuar se aksionet po shkelin lirinë dhe të drejtat e medias në Turqi, transmeton BBC.
Në deklaratën e lëshuar, pas këture ngjarjeve, shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, si dhe Komisioneri për Zgjerim, Johannes Han, u shprehën se çdo lëvizje e këtij vendi drejt anëtarësimit në BE, varet nga respektimi i plotë i sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore të njeriut.
“Bastisjet dhe arrestimet, janë të papranueshme dhe shkelin lirinë e shtypit, që është njëri prej parimeve themelore të demokracisë. Arrestimet bien ndesh me të gjitha vlerat evropiane. Ne presim që parimi i supozimit të pafajësisë të triumfojë dhe bëjmë thirrje për zbatimin e të drejtës së patjetërsueshme të një hetimi të pavarur dhe transparent”, thuhej në deklaratën e BE-së.
Të paktën 24 vetë u prangosën gjatë mësymjes së policisë ndaj gazetës më të shitur në vend “Zaman” dhe një stacioni televiziv, media këto për të cilat thuhet se kanë lidhje të ngushta me klerikun që ndodhet në mërgim, prej vitesh në Amerikë, Fethula Gulen.

Leave a Reply