Euro 2020: Sot zhvillohen ndeshje interesante dhe të rëndësishme!

Euro 2020: Sot zhvillohen ndeshje interesante dhe të rëndësishme!

Euro 2020 vijon sot me një agjendë të ngjeshur, pasi pritet të zhvillohen katër ndeshje interesante të raundit të tretë dhe të fundit në grupet B dhe C.
Nga ora 18:00, në Grupin C do të ballafaqohen Maqedonia e Veriut me Holandën dhe Ukraina me Austrinë. Kujtojmë se Holanda tashmë ka siguruar kualifikimin në fazën e ardhshme, ndërsa Maqedonia e Veriut nuk ka gjasa, pasi që renditet e fundit në grup, pa asnjë pikë. Ndërkaq, Austria dhe Ukraina do të sfidohen për vendin e dytë, pasi që të dyja kanë nga tri pikë. Nga ana tjetër, nga ora 21:00, Grupi B sjell ndeshjet tjera shumë interesante, Finlandë-Belgjikë dhe Rusi-Danimarkë. Ky grup kryesohet nga Belgjika, me gjashtë pikë, e ndjekur nga Rusia, me tri pikë, po aq sa ka edhe Finlanda. Ndërsa Danimarka pozicionohet e fundi pa asnjë pikë.


 

KËRKO FJALËT