Ne fshatin Bresanë afrohet diaspora përmes futbollit

Ne fshatin Bresanë afrohet diaspora përmes futbollit

Dragash, 09 gusht 2018 – Shoqata për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore “Thesari” nga Dragashi, e mbështetur edhe nga drejtoria komunale për Kulturë, Rini e Sport në Dragash, edhe këtë vit organizon turneun tradicional në futboll të vogël, me moton “Afrojmë diasporën përmes futbollit”, ku po marrin pjesë të rinjt nga komuna e Dragashit dhe diaspora e kësaj komune.
„Turneu ka filluar të mërkurën dhe do të përfundojë të shtunën, kur është paraparë të zhvillohet ndeshja finale. Garat po zhvillohen me sistemin eliminator, ndërsa më të mirët do të shpërblehen me trofe, medalje dhe mirënjohje“, thuhet në njoftimin e shoqatës „Thesari“, ku iu bëhet ftesë të rinjve që ta përcjellin sa më shumë këtë aktivitet, i cili po zhvillohet në oborrin e shkollës së fshatit Bresanë.