Urimi i Samedin Krrabajt për fillimin e vitit të ri akademik

Urimi i Samedin Krrabajt për fillimin e vitit të ri akademik

Prizren, 16 tetor 2021 – Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj, u.d. Rektor i Universitetit “Ukshin Hoti”, në Prizren, të gjithë studentëve dhe stafit të Universitetit, ua ka uruar fillimin e vitit të ri akademik 2021/2022.
“Ndonëse me 15 ditë vonesë, për shkak të pandemisë Covid-19, në këtë ditë të veçantë, posaçërisht uroj studentët e rijnë që për herë të parë i bashkohen botës akademike. Ju inkurajoj që të përkushtoheni në mësime, që në fillim të studimeve, dhe kam besim të plotë se do të tregoni suksese dhe do të formoheni si kuadro që do t’i shërbeni vendit dhe familjes suaj. Për gjithë sistemin arsimor, ky vit akademik është vit i veçantë ngase rikthehemi në procesin mësimor në objekte, pas një viti aspak normal dhe, urojmë që ajo situatë të mos përsëritët”, thuhet në urimin e Krrabajt, duke njoftuar se Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, studentët e rinj sivjet i pret me kushte edhe më të mira në shumë aspekte, si parakusht për zhvillimin normal të procesit mësimor por edhe në ngritjen e cilësisë.