Dy bellobradas flasin për rastin e profesorit të UPZ-së (Video)

profesori bashkim zahitiPrizren, 23 qershor 2015 – Dy bellobradas, njëri dekan dhe tjetri student, kanë folur sot për rastin e profesorit nga universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, pasi ky institucion ka njoftuar se provimet që do të duhej të zhvilloheshin tek profesori, Bashkim Zahitit, do të zhvillohen tek kolegët e tij.
Kjo, pasi Zahiti është larguar nga menaxhmenti i këtij institucioni arsimor, me që ditë më parë u arrestua nga policia, nën dyshimet e keqpërdorimit të detyrës zyrtare, kushtëzim i dhënies së notave në këmbim të shërbimeve seksuale.
Hetimet ndaj Zahitit kanë nisur 6 muaj më parë dhe, sipas prokurorit – Sylë Hoxha, aktualisht hetuesit kanë si dëshmi denoncimet e dy studenteve. Raportohet se ankesa për këtë profesor ka pasur edhe më herët. Ndërkohë, vendimi i rektorit – Ramë Vataj, është mirëpritur edhe nga Parlamenti i Studentëve të këtij universiteti, transmeton – Klan Kosova.

• Shiko pamjet – VIDEO