Sylejman Selimi lirohet nga burgu

Sylejman Selimi lirohet nga burgu

Prishtinë, 25 janar 2019 – Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, sot është liruar nga burgu. Mirëpo, ai është liruar me kusht dhe sot pritet të kthehet në shtëpi.
Kujtojmë se Selimi për disa ditë ishte në spital për shkak të gjendjes shëndetësore, ku më pas ishte rikthyer në burg. Lirimi i tij është pritur edhe para tre muajve, mirëpo vendimi sapo është marrë nga Gjykata, transmeton – Indeksonline.