Lirohet Adem Hoxha – Shpallet i pafajshëm!

adem hoxha bashkeshortjaDragash, 28 maj 2015 – Kryetari i Partisë së Bashkuar Gorane (JGP), Adem Hoxha, sot është shpallë i pafajshëm për akuzat që rëndonin mbi të, e që u mbajt për katër muaj në paraburgim dhe më pas dy javë në arrest shtëpiak.
Deputeti në Kuvendin e Kosovës, në vendin e rezervuar për komunitetin goran, tashmë ndodhet në shtëpinë e tij, në fshatin Restelicë të Dragashit, pas takimeve që ka zhvilluar me familjarë të shumtë, me të cilët ka ndarë gëzimin pas vendimit të drejtësisë kosovare.
Nga burime të besueshme, Radio Sharri ka mësuar se Hoxha është shprehur i kënaqur me drejtësinë kosovare, për të cilën ka thënë se ndaj tij janë treguar tejet korrekt dhe se kanë zbatuar me përgjegjësi ligjet në fuqi. Ai ishte arrestuar më 19 janar të këtij viti, pas një denoncimi që i ka bërë një femër, se një ditë më herët ai kishte shkuar në banesën e saj, në veri të Mitrovicës, ku kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale, pa dëshirën e saj.

Leave a Reply