Adem Hoxha del nga burgu – Mbetet në arrest shtëpiak!

adem hoxha dhunimiDragash, 28 maj 2015 – Kryetari i Partisë së Bashkuar Gorane (JGP), Adem Hoxha, i cili është deputet në Kuvendin e Kosovës, ku përfaqëson komunitetin goran, por që në Grup parlamentar është me Listën Serbe, është liruar nga burgu, por nuk është lënë plotësisht i lirë. Aktualisht, Hoxha ndodhet në arrest shtëpiak, në fshatin Restelicë të Dragashit, në pritje të një vendimi tjetër nga gjykata. Burimet tona kanë mësuar se Hoxha ka dalë para gjykatës të hënën, ku është vendosur për masën e arrestit shtëpiak, pas tre muajsh qëndrimi në burgun e Mitrovicës, i akuzuar për tentim përdhunimi të një bashkëvendëseje të tij, e cila ndodhet me banim të përkohshëm në Mitrovicë. Gjithashtu, nga burime të besueshme, Radio Sharri ka mësuar se Hoxha do të paraqitet para gjykatës, më 2 qershor, ku do të japë deklaratën përfundimtare.
Në një intervistë për Radio Sharrin, ministri serb i Punës… Aleksandar Vulin, pati kërkuar që Adem Hoxha të ndiqet i lirë dhe sa më parë të lirohet nga paraburgimi. “Nëse mendoni që një personalitet si Hoxha do t’i ikë drejtësisë, mashtroheni rëndë. Për korrektësinë e Hoxhës ndaj drejtësisë, ju garantoj unë”, ka thënë Vulin për Radio Sharrin, dy javë para se të merrej vendimi i së hënës, me të cilin Hoxha është lënë në arrest shtëpiak.

• Shiko pamjet – VIDEO