Nuk e kuptojnë as gjuhën e tyre!

ndalohet berlloku gllobociceDragash, 28 maj 2015 – Banorët e regjionit të Gorës së Dragashit, sa herë që ndodhen nëpër takime, ku flitet vetëm shqip, me nervozizëm kërkojnë përkthyes!
Mu për këtë, në dalje të fshatit Glloboçicë, rrugës për në Restelicë, është vendosur kjo tabelë, edhe në gjuhën e tyre, në mos e kuptojnë se në këtë vend ndalohet hedhja e mbeturinave.
Por, duket se banorët e Glloboçicës, as në gjuhën e tyre nuk e kanë kuptuar që në këtë vend nuk lejohet hedhja e mbeturinave.
Në fokusin tonë, sot është vënë kjo pamje e shëmtuar, nga shumë të tilla që hasen në këtë trevë, ku banorët e saj nuk po i binden kompanisë për menaxhimin e mbeturinave, për të paguar, ashtu siç veprojnë banorët nga treva e Opojës.