Gardiani theret nga i burgosuri shqiptar – Tronditet Greqia

burgu greqi shqiptariMalandrino, 25 mars 2014 – Një i burgosur shqiptar, sot e ka vrarë një gardian në burgun e Malandrinos, në Greqinë qendrore. Mësohet se ngjarja ka ndodhur, teksa të burgosurit po drekonin.
Ende nuk dihen arsyet e këtij veprimi, ndërkohë që mediat greke kanë njoftuar se viktima është një punonjës 45-vjeçar, i cili kishte 14 vjet përvojë në këtë punë. Ndërkaq, për vrasësin shqiptar, njoftohet se ai ishte një i dënuar me burgim të përjetshëm.
Sipas dëshmive të para, të cilat i publikojnë mediat e Shqipërisë, mësohet se dy protagonistët ishin fjalosur gjatë drekës dhe, pas acarimit të gjendjes, i burgosuri shqiptar i ka thënë gardianit se “derisa nuk e nxjerrin nga burgu, do të shohin se çfarë do të pësojnë gardianët”. Më pas i burgosuri e ka therë në fyt gardianin, me një thikë artizanale.
Gardiani është shpënë menjëherë në spital, por mjekët nuk arritën t’ia shpëtonin jetën. Mediat greke raportojnë se kjo është vrasja e parë që i behet një gardiani në burgjet greke.

KËRKO FJALËT