Shtylla elektrike që rrezikon banorëte Krushes së Madhe!

Shtylla elektrike që rrezikon banorëte Krushes së Madhe!

Krushë e Madhe, 29 korrik 2017 – Një shtyllë elektrike, për të cilën banorët thonë se po e rrezikon jetën e tyre nga rënia e sajë përtokë, ka bërë që të revoltohen banorët e Krushes së Madhe. Në një foto që na ka dërguar lexuesja jonë nga ky vendbanim, Blerta Nalli, shihet se sa e dëmtuar është kjo shtyllë dhe pak i duhet që të rrëzohet përtokë, bashkë me telat që përçojnë energjinë elektrike.
“Kjo është gjendja e kësaj shtylleje elektrike, e cila qëndron gjysmë e rrëzuar në rrugën time. Ka dy javë qe rri kështu në mëshirë të Zotit, sikurse ne banorët e kësaj lagjeje që kishim shpëtuar nga lufta. Jemi të rrezikuar përditë nga renia e saj”, ka thënë Blerta Nalli.