Selim Kryeziu viziton protestuesit në çadrën e Tiranës!

Selim Kryeziu viziton protestuesit në çadrën e Tiranës!

Tiranë, 11 prill 2017 – Ndonëse ndodhet për shëtitje në Shqipëri, kryetari i degës së LDK-së në Dragash, Selim Kryeziu, sot i ka vizituar edhe protestuesit e PD-së, të cilët po bëjnë më shumë se një muaj që po protestojnë në Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike. “Sot shfrytëzova rastin që t’i vizitojë protestuesit në këtë çadër, të cilëve iu dhashë përkrahje në kauzën e tyre. Të jem këtu dhe të mos interesohem për opozitën, me të cilën kemi raporte të shkëlqyeshme, nuk shkon. Mendojë se ata kanë të drejtë”, tha Kryeziu për redaksinë tonë, i pyetur se përse ndodhej aty.