Punimet e Kuvendit zgjedhor të degës së LDK-së në Dragash (Video)

ldk kuvendi zgjedhorDragash, 17 maj 2015 – Në Kuvendin zgjedhor të degës së LDK-së në Dragash, përpos zgjedhjes së kryetarit, Selim Kryeziut, dje u zgjodhën edhe organet tjera drejtuese të degës.
Kujtojmë se, kryetari i sapozgjedhur, Selim Kryeziu, ishte propozuar nga nëndega e fshatit Brezne dhe, gjatë tërë procesit zgjedhor nëpër nëndegët tjera, ai është përkrahur, ndonëse jo zyrtarisht. Në kuvendin e djeshëm nuk doli asnjë kundërkandidat, kështu që Kryeziu u zgjodh me aklamacion, pasi paraprakisht u vendosë që të aplikohet votimi i hapur. Në Dragash, nuk mbahet në mend të ketë pasur një proces të këtillë në këtë parti, me kaq ujdi dhe pajtueshmëri. Madje, pak pas procesit zgjedhor, ish-kryetari i degës, Fatmir Mehmeti, publikisht i ka uruar detyrën Kryeziut. Nga kryesia qendrore e LDK-së, punimet i përcolli Anton Çuni, ndërsa nga dega e LDK-së në Prizren, punimet i përcolli, Hatim Baxhaku.

Për anëtarë të kryesisë së degës, ndër 27 kandidatë të propozuar, u zgjodhën:

  1. Fatmir Mehmeti
  2. Behxhet Xheladini
  3. Bahtiar Berisha
  4. Durak Salihi
  5. Qamil Kolloni
  6. Naim Ramadani
  7. Kapllan Fetahu
  8. Ymer Ademi
  9. Nazim Dauti
  10. Naser Myrtezani
  11. Hajriz Kryeziu
  12. Halim Shemsidini
  13. Demokrat Domuzeti
  14. Mynafir Beshiri
  15. Vehbi Rexhepi
  16. Masar Piraj
  17. Fehmi Bojaxhiu
  18. Fadil Bahtiari
  19. Hashim Jakupi

Për delegatë në Kuvendin Qendror të LDK-së, u zgjodhën:

  1. Fatmir Mehmeti
  2. Selim Kryeziu
  3. Kaltrina Krasniqi
  4. Behxhet Xheladini
  5. Lulzim Ahmeti
  6. Arieta Skeraj
  7. Baridin Baxhaku

• Shiko pamjet – VIDEO