Përfundon protesta në Tiranë – Pason “lufta” me foto!

protesta madheshtore tiraneTiranë, 12 mars 2015 – Partia Demokratike zhvilloi sot në Tiranë protestën, të cilën e quajti madhështore, ku si kauzë kryesore ishte kërkesa për dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, me arsyetimin se ndaj tij rëndojnë akuza për përfshirje në një atentat të mundshëm ndaj deputetit të Qarkut të Shkodrës, Tom Doshi.
Protesta njëorëshe u nis dhe u mbyll në mënyrën më paqësore të mundshme. Por, nuk mund të thuhet se mbaroi me kaq, pasi në rrjetet sociale, si dhe në mediat e dy taboreve po vazhdon “lufta” me fotografi rreth numrit të qytetarëve që morën pjesë në protestë. Përderisa përkrahësit e PD-së “bombardojnë” me foto, ku paraqesin numër masiv të pjesëmarrësve, përkrahësit e PS-së e bëjnë të kundërtën, duke u tallur se numri i vogël i protestues e zhgënjeu PD-në. Madje, mediat pro koalicionit në pushtet, po konstatojnë se edhe vetë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mbeti i zhgënjyer dhe se fjalimin që mbajti ishte me tone të qeta, ndryshe nga herët e tjera ku kishte arritur deri në ngjirje të zërit.