LDK rezulton të jetë e para në Dragash

LDK rezulton të jetë e para në Dragash

Dragash, 06 tetor 2019 – Sipas rezultateve më të fundit të publikuara drejtpërdrejt në faqen e KQZ-së, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) rezulton prijëse në rezultatin e zgjedhjeve të sotme.
Gjithashtu, të dhënat tona nga fshatrat e kësaj komune, në trevën e Opojës, rezultojnë se kjo parti po i prin rezultatit, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila qeveris Dragashin. Gjithsesi, votat ende janë në numrim e sipër dhe ky rezultat mund të pësojë ndryshime deri në numrimin edhe të votës së fundit.