Hoxhaj në Dragash: “Jemi opozitë e pushtetit dhe jo e qytetarëve”

Hoxhaj në Dragash: “Jemi opozitë e pushtetit dhe jo e qytetarëve”

Dragash, 11 dhjetor 2020 – Kryetari në Detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, mbrëmë e ka vizituar kryesinë e degës se partisë në Dragash, ku ka bashkëbiseduar me kryesinë e degës në lidhje me konstruktivitetin e PDK-së, për të mos qenë asnjëherë, siç tha, opozitë e qytetarëve dhe e shtetit, por vetëm e pushtetit. Me këtë rast, Hoxhaj ka thënë se votimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, me masat e propozuara nga PDK-ja, do të ndihmojë qytetarët dhe bizneset që ta tejkalojnë më lehtë këtë periudhë të pandemisë.
Hoxhaj ka folur edhe për zhvillimet e fundit politike në vend, duke e siguruar edhe kryesinë e degës së partisë në Dragash që Partia Demokratike e Kosovës  do të veprojë gjithmonë në interes të qytetarëve dhe në të mirë të shtetit. Nga ana tjetër, kryesia e degës së PDK-së në Dragash, i ka dhënë mbështetje të plotë vendimit të fundit të Kryesisë Qendrore për votimin e pakos së rimëkëmbjes dhe, për të gjitha zhvillimet tjera politike në të cilat po kalon Kosova.