Prizreni edhe sot është paralizuar nga shiu dhe breshëri!


shiu prizreni rrebeshPrizren, 03 gusht 2014 – Sikurse ditë më parë, edhe sot Prizrenin e ka kapluar mot i lig, i përcjellë me shi, erë dhe breshër. Për pak minuta, qyteti duket sikur është përmbytur nga uji.
Përderisa në Dragash, pak kilometra larg Prizrenit, po mbretëron mot i mrekullueshëm, qytetin historik po vazhdon ta “rrahi” shiu, breshëri dhe era e fuqishme. Bashkëpunëtorët tanë në Prizren thonë se moti i lig po vazhdon edhe në këto momente dhe se gjithcka po i ngjason motit të para ca ditëve, kur qyteti ishte paralizuar i tëri.