“Kurrë më nuk do të thërrasë, baba”

varrimi samir dulakuRahovec, 22 nëntor 2013 – E trishtueshme, kur dëgjon fjalët e të birit “Kurrë më nuk do të thërrasë, baba”, në varrimin e të atit. Ishin këto fjalët e të birit të Samir Dulakut, i cili aksidentalisht humbi jetën në Zvicër. Ai kishte shkuar prej më se dy vjetësh në Zvicër, për t’i dhënë fund varfërisë së padurueshme. Rruga e vështirë e shkuarjes në Zvicër, vështirësia edhe më e madhe për të gjetur punë, e kishte detyruar të shmangte maksimalisht kthimin në shtëpi. Por, ndonëse ia ndryshoi jetën familjes, sa ishte duke punuar në Zvicër, ëndrrat iu ndërprenë papritur.
Të mërkurën, një javë pasi humbi jetën në një aksident fatal në Zvicër, iu dha lamtumira e fundit, ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Saimir Dulaku, në fshatin Opterushë të Rahovecit.

Leave a Reply